Sot askush nuk punon në bazën e NATO-së dhe qetësia do të mbizotërojë derisa të zbardhet e plotë ngjarja që la të vdekur nëntetaren 32 vjeçare dhe plagosi rëndë dy ushtarakët e tjerë shqiptarë, Major Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Nëe bazën në Adazi janë vendosur qirinj pranë fotos së Zarifes, teksa në grup- batalionin shqiptar ka pllakosur heshtja. Madje njëra prej ushtarakeve, me gjasë mike me Zarifen, nuk i ka mbajtur dot lotët në ceremoninë e nderimit të 32 vjeçares.

