×
  • Sport
  • Sport

    Dy gola të anuluar me VAR dhe një karton i kuq, Roma ndalet nga Sassuolo

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 17:09

    Roma është ndalur në barazim 0-0 ndaj Sassuolos në shtëpi.


    Skuadra kryeqytetase pas humbjes ndaj Napolit, nuk arrin të rikthehet të fitorja, por bën një tjetër hap fals.

    Verdhekuqtë ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 41-të pasi Pedro mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Romën me një lojtar më pak.

    Vendasit reagojnë duke shënuar gol në minutën e 45-të me Mkhitarian, por gjyqtari e anulloi me VAR.

    Në pjesën e dytë, ishte Sassuolo që gjeti rrugën e rrjetës, por arbitri e anulloi sërish me VAR për pozicion jashtë loje.

    Me këtë barazim Roma arrin në vendin e 5-të me 18 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 4-të me 19 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!