Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka vendosur që fundjavën ta kalojë në bjeshkë duke u larë në temperatura ekstreme.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Berisha me disa persona të tjerë shihen duke u zhytur në ujë teksa përreth ka borë dhe temperaturat janë të ulëta, shkruan Reporteri.net.
“Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusave”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputeti Berisha është ndër më kontraversët, pasi shpeshherë bëhet temë në media, siç ishte bërë edhe kohë më parë për numrin e madh të makiatove që i konsumon brenda një dite. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.