×
  • Sport
  • Sport

    Gola e spektakël në Anfield: Liverpooli tmerron ‘Ujqërit’ dhe nuk e lë rehat Tottenhamin në krye të tabelës

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:06

    Liverpooli e ka mposhtur Wolvesin me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 11-të në Premier Ligë


    Në Anfieldin me 2 mijë tifozë Liverpooli dhuroi spektakël duke shënuar një fitore bindëse ndaj Wolvesit, shkruan Reporteri.net

    Mo Salah hapi llogarinë e golave në minutën e 24-të, ndërkaq më pas shënuan edhe Wijnaldum 58′, Matip 67′ dhe Semedo autogol 78′.

    Me këtë fitore tani Liverpooli ka 24 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami që është në vendin e parë falë golaverazhit më të mirë.

    Në anën tjetër ‘Ujqërit’ pas kësaj disfate qëndrojnë në vendin e 10-të me 17 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!