Milani vazhdon serinë fantastike në Serie A, dhjetë ndeshje, 8 fitore dhe 2 barazime.
AC Milani nuk njeh rival, triumfon në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris” në Genoa, me rezultat 2:1 kundër Sampdorisë, në takimin e javës së dhjetë në Serie A.
“Rossonerët” të fortë edhe pa sulmuesin më të mirë, veteranin Zlatan Ibrahimoviç.
Në minutën e 45-të, Kessie shënon nga penalltia për 0:1, ndërsa Castillejo dyfishon epërsinë (0:2) në minutën e 77-të pas asistimit perfekt të kroatit Rebiç.
Futbollisti Ekdal ngushton humbjen (1:2) në minutën e 82-të, pas një reagimi të dobët të portierit të Mianit, Donnarumma.
Milani udhëheq renditjen me 26 pikë, duke lënë pas Interin 21, Napolin 20, Juventusin 20, Sassuolon 19, Romën 18, Lazion 17 pikë, ndërsa Sampdoria zë pozitën e 12-të me 11 pikë të mbledhura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.