×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Llapi nuk është dorëzuar për daljen në Evropë, do të bëjmë ende transferime

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 23:16

    Llapi ka treguar rezultate të dobëta këtë edicion, duke u renditur në vendin e parafundit në tabelën e Superligës së Kosovës.


    Skuadra nga Podujeva përkundër shumë transferimeve në afatin kalimtar veror, rezultatet pozitive nuk i ka arritur.

    Në afatin kalimtar dimëror, trajneri Tahir Batatina ka thënë se klubi podujevas do të kërkojë edhe disa futbollistë, ani pse i transferoi mbi 15 sosh në verën që lamë pas.

    “Do të mundohemi t’i transferojmë të paktën tre futbollistë në dimëror, për t’i përforcuar tri pozicionet ku kemi çaluar”, ka thënë Batatina në “RTK”.

    Më tej, Batatina ka treguar se përkundër pozicionit të dobët në tabelë, Llapi nuk është dorëzuar.“Nuk jemi dorëzuar asnjëherë që prej ngritjes në Superligë. Kemi synim daljen në Evropë, të paktën përmes Kupës së Kosovës”, shtoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!