×
  • Sport
  • Sport

    Astrit Selmani shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Suedi

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 23:49

    Futbollisti kosovar, Astrit Selmani është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit suedez.


    Selmani aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Varbergsit.

    Ai bëhet lojtari i parë që ka fituar çmimin e më të mirit të muajit në kategorinë e dytë dhe të parë të Suedisë.

    Po në këtë muaj, Selmani shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me një asistim për skuadrën e tij që arkëtoi nëntë pikë dhe siguroi mbetjen në Allsvenskan.

    “Astrit Selmani është një lojtar tepër i rëndësishëm për Varbergsin, që ka siguruar shumë pikë në raundet e fundit dhe e ka mbajtur barrën kryesore gjatë gjithë vitit në klub. Selmani është arsyeja pse Varbergs do të vazhdojë të luajë në Allsvenskan edhe në vitin 2021”, thuhet në arsyetimin e jurisë, njofton faqja zyrtare e kampionatit elitar të Suedisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!