Zlatan Ibrahimovic është duke bërë përpjekje maksimale që të rikthehet në fushë, për të qenë në dispozicion të Milanit.
Sulmuesi veteran u ka munguar Rossonerëve në disa ndeshje si pasojë e lëndimit dhe ai dëshiron që të riaftësohet sa më shpejt për lojë.
39-vjeçari e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke u stërvitur në mot me borë.
“Përpiquni të më ndalni”, është përshkrimi që ka zgjedhur e që përputhet me stilin e tij të zakonshëm të lojës së fjalëve.
Në ndërkohë, Milani po vazhdon me paraqitjet e mira në Serie A. Të dielën mbrëma regjistroi tjetër fitore (ndaj Sampdorias) për ta mbajtur primatin në kampionatin italian
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.