×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti për kualifikimet e Kupës së Botës: Kosova në Grupin B me tri vende që nuk e njohin shtetin tonë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 18:53

    Është hedhur shorti për kualifikimet e Kupës së Botës që do të mbahet në Katar në vitin 2022


    Kosova është në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë grup janë tri shtete që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia, por që do të detyrohen të vijnë në Prishtinë për të luajtur.

    Kombëtarja e Kosovës ishte në vazon e pestë dhe pritej që të kishte një grup të vështirë, por nëse shikojmë kualitetet që Dardanët kanë, atëherë vendi i tretë do të ishte një sukses i madh. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!