×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 13:34

    Lista serbe është gjobitur me 20 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore më 29 nëntor, kur mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.


    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), thotë në vendim se subjekti politik serb obligohet që këtë gjobë ta paguajë brenda 15 ditëve.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq bashkë me deputetin e këtij subjekti politik, Igor Simiq përmes një konference për media, kishin thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dilnin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votonin kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

    Për këtë veprim të Listës Serbe, ankesën në PZAP e kishte paraqitur Lëvizja Vetëvendosje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!