×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtrim Sadiku rikthehet në ekranin televiziv me emisionin “Politiko”, që do transmetohet në Kanal 10

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 16:34

    Gazetari i mirënjohur kosovar dhe autori i emisioneve për dekada me radhë, Kushtrim Sadiku, së shpejti do të rikthehet në ekranin televiziv, përmes një emisioni që do e realizojë vetë ai.


    “Politiko”, quhet emisioni më i ri, me autor e moderator, Kushtrim Sadiku, i cili shumë shpejt do të fillojë transmetimin në “Kanal 10”.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vetë gazetari Kushtrim Sadiku.

    Sadiku, për vite me radhë ka udhëhequr emisione të ndryshme televizive.

    “Info Magazine”, ishte emisioni i tij i fundit, të cilin e kishte udhëhequr për më shumë se 10 vite me radhë.

    Kushtrim Sadiku, kohëve të fundit, është paraqitur nëpër ekrane televizive edhe si njohës i çështjeve politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!