Franca nuk është duke arritur të frenojë infeksionet me COVID-19 në shkallën e dëshiruar.
Franca duket se ka pak shanse për të përmbushur kushtet e kërkuara për t’i dhënë fund bllokimit të saj kombëtar në 15 dhjetor, raporton The Guardian.
Sipas BFM TV, ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, u ka thënë parlamentarëve se numri ditor i rasteve të reja nuk ka gjasa të bjerë nën 5,000. Ky ishte një nga parakushtet e vendosura nga presidenti, Emmanuel Macron. Një tjetër ishte që numri i njerëzve në kujdes intensiv të arrihej në më pak se 3,000.
Të Dielën, Franca regjistroi 11,022 raste të reja, nga një shumë e lartë prej më shumë se 86,000 në ditë një muaj më parë. Numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv ra me 10 në 3,220 të Dielën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.