Të paktën shtatë banorë të shtëpive të kujdesit kanë vdekur pasi disa nga stafi morën pjesë në një dasmë me më shumë se 300 njerëz, pavarësisht pandemisë me COVID-19.
Shtatë burra të moshave 70 deri në 90 vjeç nën kushte shëndetësore kanë vdekur në tri shtëpi kujdesi në Grant County, Ëashington, pasi janë infektuar me koronavirus muajin e kaluar, sipas një komunikate të lëshuar nga Distrikti i Shëndetësisë Grant County.
Të paktën katër vdekje të tjera nga shtëpi kujdesi janë në pritje të rishikimit të shkakut të vdekjes së tyre, shkruan The Independent.
Departamenti i shëndetësisë tha se po heton nëse këto vdekje janë të lidhura me një dasmë ku morën pjesë rreth 300 persona, në fillim të nëntorit.
Ishte thënë se disa nga stafi i shtëpive të kujdesit kishin rezultuar pozitiv për COVID-19 disa ditë pas dasmës, por kishin vazhduar të punonin.
Që nga fillimi i pandemisë, Washingtoni ka regjistruar më shumë se 184,000 raste pozitive dhe të paktën 3,065 të vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.