Edon Muçaj në muajin korrik të këtij viti u emërua drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prizrenit. Por nuk kaloi shumë kohë, Mytaher Haskuka i VV’së e punësoi si mësimdhënëse edhe bashkëshorten e Muçajt, Elvira Dautin.
Punësimet e personave të afërt me Mytaher Haskukën po vazhdojnë edhe më tutje në Komunën e Prizrenit.
Së fundi, komuna në të cilën udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, i ka gjetur një vend pune edhe Elvira Dautit, bashkëshortes së drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Edon Muçajt.
Gazeta Metro ka siguruar dokumentin, përmes të cilit shihet se Elvira Dauti së fundi është pranuar si mësimdhënëse e lëndës së historisë, në Gjimnazin “ Remzi Ademaj”.
Kujtojmë se Mytaher Haskuka për një kohë të gjatë është kritikuar nga opinioni publik për punësimet e të afërmve, e po ashtu edhe militantëve të VV’së në pozita publike.
I njëjti përveç kësaj, dyshohet edhe për dhënien e tenderëve miliona eurosh tek persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.