×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Suedisë thotë se e njeh Kosovën

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 8:14

    Kosova ka mësuar të hënën kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin Botëror “Katar 2022”.


    Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B.

    Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

    Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

    Derisa trajneri i Spanjës, Luis Enrique nuk ka folur për Kosovën duke e cilësuar Suedinë si rivalin e vetëm të rrezikshëm, trajneri suedez Peter Anderssen, ka thënë se e njeh goxha mirë Kosovën.

    “Me Kosovën jemi takuar një herë në janar në Katar dhe e kemi fituar atë ndeshje. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Suedi”, theksoi Andersen për “aftonbladett.se”.

    Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm.

    Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

    Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e ‘play-off’.

    Botërori në Katar do të mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!