Zlatan Ibrahimovic ngroh motorët dhe bëhet gati për tu rikthyer në fushën e lojës.
Ditën e djeshme suedezi zhvilloi një vizitë kontroll për të vlerësuar rikuperiumin e tij pas dëmtimit në ndeshjen kundër Napolit dhe ku ka marrë “Ok”-in për tu rikthyer në fushë.
Por Milan gjithësesi nuk do të rrezikojë me futbollistin e saj kryesor dhe synimi është që 39-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Parmës. Deri tani të dhënat janë pozitive por Ibrahimoviç duhet të presë edhe kontrollin e dytë gjatë kësaj jave.
Milan-Parma luhet ditën e dielë ora 20:45.
Milan kryeson Serie A në kuotën e 26 pikëve, 5 pikë më shumë se Inter i vendit të dytë, ndërsa Ibrahimoviç është në krye të rënditjes së golashënuesve me 10 gola në 10 javë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.