×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet polici që vrau 25 vjeçarin shqiptar

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 17:18

    Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave njofton arrestimin e efektivit të Policisë së Shtetit, i cili qëlloi me armë për vdekje të riun, Klodian Rasha, në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.


    SHÇBA bën me dije se menjëherë ka ngritur grupin hetimor të përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së, Policisë së Shtetit dhe i drejtuar nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Pas hetimeve është konstatuar se efektivi N.H. ka tejkaluar ligjin për përdorimin e armës së zjarrit dhe për këtë arsye është arrestuar.

    “Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

    Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, shkruhet në njoftim.

    SHÇBA i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit dhe garanton se do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me paanshmëri dhe objektivitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!