Zyrtari i PDK-së, Donjet Bilsimi, ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë e coronavirusit.
Ai në një konferencë për media tha se masat aktuale nuk po funksionojnë, kurse ekonomia po paguan kosto të përditshme si pasojë e masave jo efikase dhe bllokuese.
Bislimi foli edhe për mungesën e oksigjenit dhe barnave, kur e kritikoi qeverinë Hoti.
“Pamjet që po vijnë nga klinikat kudo në Kosovë dhe nga informatat që kemi nga pacientët dhe informatat që i kam si mjek janë të papranueshme”, tha ai në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se qytetarët nuk kanë oksigjen dhe detyrohen të kërkojnë në binznes privat.
“Jemi të shokuar me mungesën e oksigjenit dhe barnave dhe për këtë duhet të japë dikush përgjegjësi”, tha ai.
Bislimi kritikoi qeverinë Hoti edhe për mungesën e një plani për sigurimin e vaksinës.
“Çdo vonesë në sigurimin e vaksinës anti-covid përkthehet në humbje të jetëve të njerëzve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.