Asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, kanë shpërndarë fotografi me Lumir Abixhikun, i cili është ndër emrat kryesor të përmendur për kandidat për të marrë mandatin e të parit të kryeqytetit.
Për këtë çështje sot është pyetur kryeministri Avdullah Hoti, që është edhe nënkryetar i LDK-së.
Ai ka mohuar se është diskutuar në parti emri i Lumir Abdixhikut si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Hoti ka thënë se asnjëherë nuk kanë diskutuar për një gjë të tillë në parti.
“Nuk kemi biseduar, nuk jemi në atë pikë”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.