Hetuesit rusë po e shqyrtojnë gabimin e pilotëve si shkak të mundshëm të djegies së një aeroplani të kompanisë Aeroflot në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.
Dyzetenjë vetë humbën jetën pasi avioni Sukhoi Superjet-100 u përfshi nga flakët pas aterimit, më 5 maj.
Anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët thanë se aeroplani u godit nga rrufeja në ajër, e cila i ndërpreu komunikimet me kontrollorët në tokë.
Gazeta ruse Kommersant citoi burime anonime të kenë thënë se pilotët bënë disa gabime përara aterimit urgjent, përfshirë uljen me rezervuar plot, në vend se të fluturonin për të shpenzuar karburantin.
Hetuesit thanë se po i shqyrtojnë të dhënat nga dy regjistruesit e fluturimit dhe se mund të duhet një javë ose më shumë kohë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Zëdhënësja e Komisionit Hetimor, Svetlana Petrenko, tha se hetuesit po shqyrtojnë disa shkaqe të mundshme: aftësitë e pilotëve, kontrollorët e trafikut ajror, teknikët që kontrolluan avionin dhe motin e keq.
Ministri rus i Transportit, Jevgeny Ditrikh, tha të hënën se nuk ka arsye për të hequr nga përdorimi avionët Sukhoi Superjet-100 derisa të dalin rezultatet e hetimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.