×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta legjenda e Italisë që fitoi Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 10:17

    Legjenda e Italisë, Paulo Rossi është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare


    Rossi gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Juventus, Milan, Vicenza, Como, Perugia e Hellas Verona, shkruan Reporteri.net

    Rossi shkoi historinë në Kupën e Botës të vitit 1982 ku fitoi turneun me Italinë dhe ishte golashënuesi më i mirë.

    Në të njëjtin vit ai fitoi edhe Topin e Artë, derisa ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

    “Lajm shumë i hidhur: Na ka lënë Paolo Rossi. I paharruari Pablito që na bëri të gjithëve të dashuroheshim në verën e vitit 1982 dhe që ishte një koleg pune i vlerësuar dhe kompetent në RAI për shumë vite. Prehu i qetë Paolo”, ka shkruar Varriale që është prezantuesi i RAI Sport./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!