Sri Lanka tha se trupat e 19 viktimave myslimane nga Covid do të digjen, duke tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar.
Familjarët e viktimave e kanë refuzuar këtë vendim pasi në fenë myslimane nuk lejohet që të digjen trupat,
Që prej muajit tetor Ishulli ka patur një rritje të rasteve me Covid. Numri i personave të infektuar që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29,300 dhe 142 të vdekur, raporton aljazeera.
Trupat e viktimave të Covidit në fillim do të konfirmohen nga familjarët dhe më pas do të digjen
Policia bëri të ditur se pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume.
Sri Lanka ka një popullsi prej rreth 21 milionë banorëve, nga të cilët rreth 10 për qind janë myslimanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.