×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani e mposhtë Trepçën ’89 dhe vazhdon luftën me Dritën për pozitën e parë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 14:54

    Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 kundër Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligë


    Skuadra e Ismet Munishin di të dhurojë spektakël kur luan si vendas, por sot fitoren e arriti pak më vështirë se herave tjera, shkruan Reporteri.net

    Ballkani fitoi me rezultat  2-0 kundër Trepçës ’89, me golat e shënuar nga Edvin Kuc 62′ dhe Nazmi Gripshi 90′.

    Ndeshja tjetër që u zhvillua sot në Superligë ishe ajo ndërmjet Arbërisë dhe Llapit që përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës së udhëhequr nga Tahir Batatina.

    Më poshtë keni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës ku Drita dhe Ballkani po zhvillojnë betejë të ashpër për vendin e parë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!