×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet një gazetare afgane

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 17:25

    Një gazetare është qëlluar për vdekje në Afganistan, bashkë me shoferin e saj.


    Malala Maiwand ishte në rrugën e saj për në punë në Jalalabad të enjten kur një burrë i armatosur shtiu me armë zjarri në veturën e saj.

    Edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir, u vra gjithashtu.

    Asnjë grup ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

    Vrasja vjen pas një deklarate që nënshkruan NATO dhe BE-ja, e cila dënon vrasjet në Afganistan.

    Një zëdhënës i rajonit i tha mediave lokale që vrasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Maiwand, gjithashtu edhe një aktiviste, më herët kishte folur për sfidat e grave gazetare në vend.

    Nëna e saj, gjithashtu një aktiviste, ishte vrarë nga një person i panjohur pesë vjet më parë, raporton Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!