Portieri prishtinas, Visar Bekaj është duke u cilësuar si një nga transferimet më të mira të afatit kalimtar për Tiranën.
Bekaj duket se ka fituar vendin e titullarit për “bardhekaltërit” kryeqytetas, teksa ndeshjen e fundit ka pritur edhe një penallti.
Tirana fitoi në udhëtim te Laci me rezultat 0:1, dhe penalltia e pritur nga Bekaj ia solli tre pikë kampionëve në fuqi.
“Gardiani” ka treguar se si arriti ta ndalonte goditjen e sulmuesit të rrezikshëm, Nwabueze.
“Në fakt, e prita deri në fund se çfarë do të bënte sulmuesi. Në momentin e fundit u hodha në krahun e djathtë. Ia kuptova edhe këndin gjuajtjes. Pak a shumë e lexova se çfarë do të bënte Nuabueze dhe më buzëqeshi zgjedhja që bëra, duke pritur penalltinë. Jam i kënaqur, sepse kam bërë diçka të mirë për ekipin. Në fund kam bërë detyrën për Tiranën”, ka thënë Bekaj për “PanoramaSport”.
Momentalisht Visar Bekaj me Tiranën zë vendin e pestë, teksa kanë grumbulluar nëntë pikë pas shtatë takimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.