Bashkimi Evropiane nuk do të lërë jashtë vëmendjes Ballkanin Perëndimor sa i përket çështjes së vaksinës COVID-19.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është shprehur se Bashkimi Europian po mendon të aprovoj vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech brenda muajit dhjetorit, ndërsa ajo e Modernas në mes të janarit.
Ndër të tjera Von Der Leyen është shprehur se Bashkimi Europian, jo vetëm do të koordinojë dhurimin e vaksinave për vendet anëtare por edhe do të jap një pjesë të tyre për Ballkanin Perëndimor, kryesisht për personelin shëndetësor.
“Është vaksinimi dhe jo vaksina, ajo që shpëton jetë. U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që të finalizojnë përgatitjet për nisjen e imunizimit. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata. Ne gjithashtu kujdesemi për fqinjët tanë. Bashkimi Europian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga vendet anëtare, në veçanti për të mbrojtur personelin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë. Dhe në fund, ne duhet të nisim punën që tani për të shmangur kriza të tjera të mundshme”, tha Ursula Von Der Leyen, presidente e KE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.