Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows i tha komisionerit të Administrimit të Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn që të autorizojë për përdorim urgjent vaksinën Pfizer/BioNTech kundër Covid.
Nëse kjo nuk do të ndodhte deri në fund të ditës së sotme Hahn duhet të japë dorëheqjen.
Raportohet se biseda mes tyre është bërë me anë të një telefonate mëngjesin e së premtes.
Gjithashtu një tjetër burim tha për CNN se shefi i stafit i komunikoi Hahn këtë mëngjes se vaksina duhej të autorizohej deri në fund të ditës së sotme. Burimi shtoi se Trump po i bën presion Hahn-it që kur Britania e Madhe aprovoi vaksinën e Pfizer për përdorim të gjerë.
“Ky është një përfaqësim i pavërtetë i telefonatës me shefin e shtabit. FDA u inkurajua të vazhdojë punën me shpejtësi në kërkesën e Pfizer-BioNTech. FDA është e angazhuar për lëshimin e këtij autorizimi shpejt, siç e kemi vërejtur në deklaratën tonë këtë mëngjes,” tha Hahn në një deklaratë për CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.