×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Shqipëria fuqizon kapacitetet, pas PCR-së, aplikohet edhe testimi i shpejtë për Covid 19

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 8:26

    Në kuadër të gjurmimit të zinxhirit të infektimit me Covid, në vendin tonë prej ditësh ka nisur aplikimi i testeve të shpejta.


    Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune e ka nisur me një video ku nga momentet e marrjes së tamponit të personave të infektuar ose dyshuar me Covid.

    Rama shkruan se vijon me intensitet puna për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive.

    Postimi i plotë:

    “MIRËMËNGJES ?

    me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë.

    Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive.

    Punë të mbarë dhe faleminderit”, shkruan Rama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!