×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata e Lartë e SHBA-së hedh poshtë padinë e Trumpit për zgjedhjet presidenciale

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 10:54

    Gjykata e Lartë e SHBA-së refuzoi padinë e hapur për rikthimin e fitores zgjedhore të Joe Bidenit në shtetin federal Teksas.


    Një vendim kritik ka ardhur nga Gjykata e Lartë, teksa në SHBA vazhdojnë pretendimet e presidentit, Donald Trump se në zgjedhje janë bërë mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.

    Gjykata njoftoi sot vendimin e saj lidhur me padinë për rikthimin e fitores së Bidenit në shtetin e Teksasit, e cila mbështetej nga 18 prokurorë dhe 126 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.

    Nga gjykata u refuzua padia e ngritur për pavlefshmëri të rezultateve të shpallura në favor të Bidenit në shtete kritike si Wisconsin, Michigan, Georgia dhe Pennsylvania.

    Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të 59-ta presidenciale të mbajtura më 3 nëntor në SHBA, Biden ka fituar 306 delegatë ndërsa Trump 232.

    Trump me pretendimin se në zgjedhje janë bërë mashtrime ka deklaruar se nuk i pranon rezultatet dhe se do t’i ndjekë në rrugë ligjore. Paditë e ngritura në shumë shtete nga ekipi i Trumpit janë refuzuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!