×
  • Sport
  • Sport

    Conte apel tifozëve: Mos u jepni krahë atyre që po gëzohen për momentin

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 15:20

    Eleminimi nga Champions djeg akoma.


    Trajneri i Interit, Conte ka folur edhe për tifozët në konferencën e zkaonshme për shtyp përpara sfidës së nesërmë ndaj Cagliarit.

    Ai kërkon durim nga lojtari i 12-të, pasi vetëm kështu mund të arrihet gjithçka.

    “Më shumë se një premtim, do të doja t’u jepja një mesazh tifozëve tanë. Të mos u japim krah atyre që janë duke u gëzuar për momentin, atyre që shpresojnë se gjithçka do të ndryshojë dhe gjithçka që ne kemi krijuar do të shkatërrohet pas një viti e gjysmë. Këtë ua them tifozëve të Interit. Shumë negativitet” – Tha Conte.

       

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!