×
  • Sport
  • Sport

    Marku i nervozuar dhe me zemër të thyer, reagon ashpër ndaj gjyqtarëve që ia vodhën fitoren

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 20:08

    Florian Marku ka reaguar pas meçit me Jamie Stewart, të cilin gjyqtarët e vlerësuan me barazim


    Boksieri shqiptar e dominoi tërë meçin dhe madje e rrëzoi në raundin e dytë britanikun Steëart, por në fund gjyqtarët befasuan me vendimin e tyre duke e mbyllur luftën me barazim, shkruan Reporteri.net

    Pas meçit Marku ka shpërthyer në kritika në drejtim të gjyqtarëve.

    “A kanë parë boks këta gjyqtarë? Këta gjyqtarë janë për tallje! Nuk e di nëse kanë parë boks këta gjyqtarë. Kjo ndeshje më shkatërron karrierën. E dini se çfarë do të thotë ky barazim për mua. Po më shkatërroni karrierën.

    “Kam dominuar totalisht. Kam dhënë goditje të pastra, isha para në raunde. Nuk e di se çfarë kanë parë këta gjyqtarë. Ishte një vendim i turpshëm,” ka thënë Marku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!