×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku reagon përsëri: Nuk dorëzohem gjallë apo vdekur derisa ta arrijë qëllimin

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 23:38

    Florian Marku ka reaguar tani në rrjetet sociale pas padrejtësive që iu bënë sot nga gjyqtarët në meçin kundër Jamie Stewart


    Gjyqtarët e vlerësuan me barazim meçin Marku-Stewart, edhe pse boksieri shqiptar e kishte merituar fitoren, shkruan Reporteri.net

    Marku reagoi menjëherë pas meçit duke shfaqur pakënaqsinë e tij me gjyqtarët, derisa tani një gjë të tillë e ka bërë edhe në rrjetet sociale.

    Marku në Facebook ka shkruar se nuk do të dorëzohet derisa ta arrijë qëllimin e tij.

    Më poshtë e keni reagimin e Markut pa ndërhyrje:

    Te gjith e patë sot cfar padrejtesje me beren live ne televisionin Anglez nuk e meritoja. Te gjith jan habit dhe komentatoret edhe vete stewart. Me vertete kjo ska qen nga performancat time me Te Mira por e meritoja fitoren e ula ne tok ne raundin e dyt sdiskutoeshe fare barazimi. Kam kaluar Shum gjera ne jet edhe kush me njef e njef mir se sdorzohem gjall a vdek deri sa tja arri qellimit tim. Faleminderit nga zemra Te gjithve qe mkeni derguar gjth kto mesaghe Te them drejten se kam prit. Jeta vazhdon un brenda meje jam fitues kurr sishte barazim as ska me qen edhe pse gjuqtari e shkrujti ashtu Por Zoti e di mas miri..Un do vazhdoj me shum se kurr do cplodhem 3 4 dit dhe do pergatitem per ndeshjen e rradhes..Faleminderit nga zemra Te gjithve qe mkeni derguar gjith kto mesaghe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!