Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë takim të rëndësishëm në Romë prej ku do të udhëtojë për në Tiranë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë sot në Itali ku do të takohet me Ministrin italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini.
Vuçiq tek Salvini sheh një politikan me ndikim në Evropë dhe do të diskutojë për Kosovën, raportojnë mediat serbe. Pas takimit me zyrtarin e lartë italian, Vuçiq do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të mbahet Samiti i procesit Brdo-Brijun.
Vuçiq në Tiranë do të takohet me zyrtaren e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën ishte takuar edhe në Samitin e Berlinit, javën e kaluar.
Pjesë e Samitit në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kurse, Vuçiq sot do të takohet edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Në takim do të marrin pjesë ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë si dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian.
Të nesërmen, Vuçiq do të marrë pjesë në një takim të procesit të Brdo-Brijun ku mysafirë special do të jetë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.