×
  • Lajme
  • Botë

    Drejtorët e spitaleve në Zvicër i kërkojnë ministrit të Shëndetësisë t’i forcojë kufizimet

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 15:52

    Drejtorë të pesë spitaleve më të mëdha në Zvicër i kanë kërkuar ministrit të shëndetësisë të ndërmerr masa të reja kufizuese. Kjo sipas tyre, duhet të bëhet që të zvogëlohet numri i infektimeve me koronavirusi.


    Në letrën e tyre drejtuar ministrit Alain Berset, drejtorët e spitaleve universitare të Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lozanës dhe Gjenevës, kanë shkruar se pandemia po i detyron ata t’i shtyjnë operacionet për pacientët që kanë sëmundje të tjera. Shtretërit e lire të kujdesit intensiv po pakësohen.

    Drejtorët kanë theksuar se ndihen të rrezikuar nga një valë e tretë e pandemisë e cila mund të shpërthejë vitin e ardhshëm dhe ta çojë vendin në kolaps shëndetësor, raporton reuters.

    Zvicra është goditur rëndë nga epidemia, me rreth 5,000 raste të reja COVID-19 çdo ditë kohët e fundit. Afërsisht 1.3% e popullsisë është infektuar në 28 ditët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!