Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalë në territorin e Serbisë.
Ai ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme.
“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për ta pyetur lidhur me këtë rast, por ai ka thënë se nuk është në dijeni, pasi nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare nga stacioni policor në Podujevë.
“Nuk kam informatë zyrtare prej stacionit policor në Podujevë, është mirë t’i drejtoheni policisë”, ka thënë Bulliqi për Reporteri.net.
Ndërsa Policia e Kosovës, ka thënë se janë duke e trajtuar këtë rast, dhe se nuk mund të japin informacione shtesë për shkak të procedurave të mëtejme. /Reporteri.net/.