Xherdan Shaqiri ka reaguar pas fitores së jashtëzakonshme të ekipit të tij, Liverpoolit.
Shaqiri me shokë, e përmbysën Barcelonën duke triumfuar 4:0 në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë.
Futbollisti kosovar asistoi te goli i tretë i shënuar nga Wijnaldum, duke ndihmuar skuadrën e tij që të kualifikohet në finale.
Shaqiri pas fitores ka reaguar në rrjetet sociale.
“Gjithmonë besoni. Ne jemi Liverpooli. Elhamdulillah”, ka shkruar Shaqiri në ‘Twitter’.
Reprezentuesi i Zvicrës luajti titullar në takimin në ‘Anfield’, në mungesë të Roberto Firminos e Mohamed Salas.
Shaqiri luajti për 90 minuta, deri kur u zëvendësua me Daniel Sturridge në minutat shtesë.