×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje e tmerrshme: Mbushet me mbeturina lumi në Berivojcë të Kamenicës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 17:55

    Ndotja e ambientit vazhdon ndër shqetësimet më të mëdha për vendin.


    Mbeturinat po hidhen vend e pavend nga qytetarë të pandërgjegjshëm në shumicën e komunave të vendit.

    Kështu ka ndodhur së fundmi në lumin në Berivojcë të komunës së Kamenicës, shkruan Reporteri.net.

    Gjendjen e mjerueshme të këtij lumi e ka pasqyruar së fundmi fotografi kosovar, Arian Mavriqi.

    Postimi i tij:

    Jemi në rrezik serioz nga mbeturinat në lumenjtë tanë, nga mbeturinat ka edhe mbetje motorike por edhe vajëra që shërbejnë per motorët e makinave!

    Fotografitë i morra në fshatin Ajnovc, Komuna e Kamenicës. Për fat të keq kam pa edhe Qenë e Derra të ngordhun që hudhen në Lum!

    Gjendje e njejtë është edhe në Berivojcë, Komuna e Kamenicës. Ka të bëjë direkt me jetërat tona dhe të pasardhësve tanë.

    Është momenti i fundit të ndalet ky degradim ndryshe na pret një e ardhme krejt e pashpresë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!