×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 18:13

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se, java e tretë e muajit dhjetor parashihet të jetë kryesisht e vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

    Sipas IHMK-së, në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar, shkruan lajmi.net.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

    Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!