Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka kërkuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të ndalojnë manipulimin e diasporës.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje publike, pasi kanë gënjyer dhe manipuluar diasporën, shkruan Reporteri.net
Postimi i plotë:
ALBIN K. DHE VV DUHET TË NDALOJNË MANIPULIMIN E DIASPORËS
>> Diaspora është fuqi ekonomike dhe politike për Kosovën. Vullneti i saj nuk duhet të manipulohet nëpër skuta të partive politike.
Të enjten Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj vërtetoi se Gjykata Supreme nuk ka vendosur sipas ligjit kur e ka detyruar KQZ-në t’i numëronte dhe t’i përfshinte në rezultate votat që kishin ardhur nga jashtë vendit pas afatit ligjor.
Në bazë të të dhënave KQZ-ja i ka përfshirë në rezultate gati 7,000 vota pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për t’i numëruar këto vota që kishin ardhur pas afatit ligjor. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e ka shkruar qartë se <>.
Se sa e don Albin K. dhe Vetëvendosje Diasporën Shqiptare e kemi parë kur i barazonin Votat e Diasporës me Votat nga Serbia. Vetëvendosje dhe kandidatët e saj për Deputetë kanë paraqitur ankesa nëpër Gjykatat e Kosovës për t’i mbrojtur këto vota. E çuditshme se si një parti dhe një politikan si Albin K. që gjithë ditën flet për bashkim kombëtar (nejse tash e ka harruar) i mbronte Votat nga Serbia.
Albin K. dhe Vetëvendosje që çdo ditë flasin për moralin në politikë, duhet t’i kërkojnë falje publike Diasporës Shqiptare të cilën e kanë gënjyer, manipuluar dhe keqpërdorur.
Ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje. Shikojeni videon e aktivistëve të kësaj partie. Kjo video dëshmon se çka kanë bërë Vetëvendosje dhe Albin K.
Ndjehem keq kur shoh të gjitha këto fakte se qysh janë manipuluar votat e Diasporës nga Vetëvendosje, Albin K. dhe institucionet heshtin.
Institucionet tona, në këtë rast Prokuroria, duhet kërkuar ndihmën e Prokurorive nëpër vende nga ka pasur votim, për të hetuar për keqpërodorimet e Vetëvendosjes.
Edhe sa video tjera që dëshmojnë manipulimin mund të ketë?.