×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Për Ramushin primar interesi i vendit, jo ai personal

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 20:45
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se për liderin e tij të partisë, Ramush Haradinaj, primare është interesi për shtetin, e jo ai personal.


    Ai thotë se AAK e ka treguar vetën çdo here që është konstruktive dhe punon për interesin e përgjithshëm, e jo për interesa të ngushta.

    “Kur Haraidnaj ka qenë kryeminsiter ka dhënë dorëheqje për të shkuar në Hagë si i akuzuar, dhe është e kuptueshme që z. Haradinaj nuk e sheh interesin e vet personal mbi interesin e përgjithshëm dhe instutcioneve të Kosovës”, ka thënë Lekaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ndërsa thotë se LDK-ja e Isa Mustafës e ka pasur interesin që ta ketë Aleancën në qeveri.

    “E ka pasur interesin të jetë me Aleancën në qeveri për shkak të deputetëve që i kemi 14, dhe nuk ka mundur ndryshe, partnerët tjerë nuk kanë dashur të hynë në qeveri, andaj nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç të bashkëpunoj me AAK-në”, ka deklaruar Lekaj.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!