×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Shpejtim Bulliqi: Kërkon nga Serbia t’i lirojë dy qytetarët nga Podujeva

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 20:49

     Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalë në territorin e Serbisë.


    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Reporteri.net. 

     Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për ta pyetur lidhur me këtë rast, por ai ka thënë se nuk është në dijeni, pasi nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare nga stacioni policor në Podujevë.

    Pak orë pas këtij prononcimi për Reporteri.net ka reaguar përmes një statusi në Facebook, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se dy qytetarët nga Podujeva janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

    Bulliqi ka kërkuar nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëso se një nga personat e arrestuar është Blerim Maqastena, i cili është asambleist i Partisë Socialdemokrate në Komunën e Podujevës dhe kushëriri i tij Berat Maxhuni.

    Postimi i Bulliqit:

    Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.

    Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

    Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!