Si edhe çdo parti tjetër, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se është gati për zgjedhjet e reja kurdo që ato mbahen.
“Si AAK e kemi bërë të qartë, se jemi subjekt qe sa vite, çdo kohë jemi të përgatitur për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë ai në REPORTERI/INTERVISTA.
I pyetur për deklarimet e PDK-së se AAK nuk ka më shumë se 6% të votave, Lekaj thotë se partia e tij është diku 13%.
“Nuk është ajo që e thotë PDK se jemi nën 6%, AAK tani sillet dikun 10-11% dhe kur marsha e gabimit është -3 ose +3 , dhe diku tani jemi në 13% në nivelin e Kosovës”, ka pohuar Lekaj.
Ai ka thënë se AAK ka rritje dhe se partia e tyre në nivel vendi udhëheq me 7 komuna të rëndësishme, çka sipas tij kryetarët e këtyre komunave kanë mbajtur premtimet e dhëna para qytetarëve.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.