×
  • Sport
  • Sport

    Evra zbulon një detaj interesant: Henry e ndali televizorin kur e pa Granit Xhakën duke e udhëhequr Arsenalin

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 23:20

    Patrice Evra ka treguar një detaj interesant që i ka ndodhur atij kur një herë Thierry Henry e kishte ftuar atë për ta shikuar një ndeshje të Arsenalit


    Arsenali sot u mposhtë 1-0 nga Burnley, në një ndeshje ku Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti josportiv, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes Xhaka u bë temë diskutimi dhe Patrice Evra tregoi një storie e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

    “Thierry Henry një ditë më ftoi ta shikoj Arsenalin në shtëpinë e tij. E ndezi televizorin dhe në plan të parë ishte Granit Xhaka që po i printe Arsenalit. Henry e ndali televizorin. Ai tha ‘unë nuk mund ta shoh skuadrën time dhe Granit Xhaka të jetë kapiten i saj”, ka thënë Evra. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!