×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet të reja nga krimi në Gjermani ku shqiptari vrau kunatën e tij

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 23:28

    Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.


    Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

    Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

    Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

    48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai, transmeton express.

    Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

    Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

    Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte.

    Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

    Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

    Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.

    Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

    48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

    Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë.

    Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

    Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

    Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!