×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj tregon nëse AAK do ta mbështet një mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 23:31
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Lëvizja Vetëvendosje ka muaj që ka “kërcënuar” qeverinë Hoti me ngritjen e një mocioni mosbesimi, por që deri tani çdo gjë ka qenë vetëm në kuadër të deklarimeve, pa një veprim konkret, pasi nuk kanë arritur të mbledhin 40 nënshkrime për thirrjen e seancës ku do të paraqitnin mocionin e mosbesimit.


    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është pyetur në REPORTERI/INTERVISTA nse AAK-ja do t’ia jepte votat VV-s apo PDK-s për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale ku edhe bëjnë pjesë, por ka thënë se organet e partisë vendosin për këtë.

    “Nuk kemi menduar në këtë drejtim, duhet të ulemi ne Aleanca dhe të marrim një qëndrim”, ka thënë Lekaj.

    Ndërsa ka këmbëngulur për pozitën e presidentit ku thotë se duhet t’i takojë Haradinajt, deputeti Lekaj thotë se edhe nëse bie qeveria Hoti, ajo nuk rrëzohet nga AAK-ja pasi që partitë tjera mund ta zgjedhin një kandidat tjetër për president nëse i kanë votat.

    Por ka shtuar se nëse dështojnë të dy variantet, vendi shkon në zgjedhje të reja, por pa fajin e AAK-së.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!