×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorë teknik të spitaleve nisin grevë, Qeveria nuk ua dha shtesat e premtuara

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 8:08

    Rreth 2000 punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës sot do të hyjnë në grevë, pas mos realizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria, ashtu siç janë paguar kategoritë tjera në sektorin e shëndetësisë.


    Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi dje ka bërë të ditur se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

    Ai thotë se pronarët e kompanive nuk duhet t’iu bëjnë presion punëtorëve për mbajtjen e grevës, pasi punëtorët janë duke kërkuar të drejtat e tyre.

    Greva sipas tij, po mbahet me kërkesën e rreth 2000 punëtorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!