×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksinimi në SHBA do të fillojë nga Shtëpia e Bardhë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 8:21

    Dozat e para të vaksinës për të Shtetet e Bashkuara janë nisur. Një video tregon pamjet e kamionit të UPS që mban vaksinat e para të Pfizer. Pas gjetjes së vaksinës, sfida e radhës është aplikimi i saj tek më skeptikët, tek ata që druhen për ta bërë.


    Për këtë arsye, dozat e para do të aplikohen brenda qeveritarëve të Shtëpisë së Bardhë. Vetë Trump që e ka kaluar virusin, do të dalë vullnetar ta kryejë procedurën në publik. Zv.presidenti i tij Mike Pence, ka dalë vullnetar gjithashtu.

    Ditë më parë, gatishmërinë për të bërë vaksinën e shfaqën edhe ish-presidentët George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

    Qëllimi i të gjithëve është një: të krijojnë sigurinë tek njerëzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!