×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet pas themelimit të Ushtrisë, Haradinaj: Ishte vendimi më i rëndësishëm pas pavarësisë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 9:07

    Dy vite më parë Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.


    Për dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ka shkruar se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit.

    “Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai thotë edhe se 14 dhjetori i 2018-ës ishte ditë historike për Kosovë, ndërsa thekson se vendimi për formimin e ushtrisë nuk ishte aspak i lehtë.

    “14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon. Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!