×
  • Lajme
  • Lajme

    Antidroga godet grupin në Suharekë, gjenden drogë, para e armë të ftohta në “Range Rover”

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 10:24

    Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, të mbështetura nga njësitet e tjera policore, kanë arrestuar pesë të dyshuar në Suharekë.


    Me këtë gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar: 57 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 44.57 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një veturë “Rang Rover”, para të gatshme (të thata) 3. 200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një “boks” hekuri.

    Operacioni i antidrogës është realizuar të dielën në orën 15 e 15 minuta, transmeton IndeksOnline.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!