×
  • Sport
  • Sport

    Ky është mbrojtësi që ka shënuar 17 gola në këtë sezon

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 11:36

    Skuadra e Glasgow Rangers, po kalon një sezon tejet të mirë në Skoci.


    Pas 17 javësh ata kanë 47 pikë të grumbulluara me vetëm dy barazime, me një golaverazh prej 47 golash të shënuar dhe vetëm katër gola të pranuar.

    Një nga më meritorët për këtë sukses është mbrojtësi James Tavernier.

    29 vjeçari deri më tani ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet dhe 13 asistime.

    Shifra këto që në këtë sezon do t’i kenë lakmi edhe dy lojtarët më të mirë në botë, Messi dhe Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!